Sport Ndërkombëtar

Napoli – superior ndaj Saussolos

Amir Rrahmani

Napoli ka deklasuar Suassolon – me rezultat 6-1.

Serinë e golave në këtë takim e hapi Koulibaly – pas shtatë minutave lojë.

Tetë minuta më pas Osimhen realizoi për 2-0, teksa Lozano e tundi rrjetën për 3-0 në minutën e 18-të.

Por, as kjo nuk i mjaftoi.

Mertens shënoi dy herë për ta bërë këtë takim një debakël të vërtetë për mysafirët.

https://twitter.com/07SuperNerd/status/1520393948631650304?s=20&t=GgmkNVltqOkQc8yGDwqRhw

Teksa, krejtë në fund, golin e gjeti edhe kapiteni i Përfaqësuses së Kosovës, Amir Rrahmani.

Për qëndërmbrojtësin shqiptar – ky ishte goli i tretë në këtë sezon të Series A.

Ndërsa, Suassolo – golin e realizoi me Lopez.

Me këtë fitore – napoletanët ngritën në kuotën e 70 pikëve.

Dy më pak se Interi i vendit të dytë, por neurazurët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Deri në fund të Series A – kanë mbetur edhe tri xhiro për tu zhvilluar. /Shqip.com