Sport Ndërkombëtar

Napoli shënon fitoren e parë në Europaligë

Napoli

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e zhvilluara në Europaligë, me fillim nga ora 21-00.

Napoli, ka arritur që të shënojnë fitoren e  parë në këtë edicion, pasi e ka mposhtur Legia Ëarszaëa me rezultat të pastër 2-0, shkruan Shqip.com.

Për të parë golin e parë u desh të pritej deri në minutën e 76-të, kur Lorenco Insigne e dërgoi topin në rrjetë, pas një godidtje të fortë me të djathtën.

Goli i shënuar nga Insigne

Epërsinë e dyfishoi Victor Osimhen, ndërsa, për golin e sigurisë u kujdes, Mateo Politano, në minutën e fundit të ndeshjes.

Pas kësaj fitore, Napoli ngritet në vendin e dytë me katër pikë, kurse Legia mbetet lider me dy pikë më shumë.

Amir Rrhamani nuk u paraqit fare në këtë ndeshje.

Rezultatet nga takimet tjera:

Sparta Prague 3-4 Lyon

PSV – Monaco 1-2

Sturm Graz 0-1 Real Sociedad

Fenerbahce 2-2 Royal Antwerp

Lokomotic Moscow 0-1 Galatasaray

West Ham United 3-0 Genk /Shqip.com