Sport Ndërkombëtar

Napoli në prag të festës që i mungon prej 30 vitesh

Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në rrugën drejt titullit kampion të Serie A, duke mposhtur Leccen në “Stadio Via del Mare”, me rezultat 2:1, në sfidën e vlefshme për javën e 29-të.

Fillimisht anësori i mbrojtjes Giovanni Di Lorenzo në minutën e 18-të e më pas një autogol i mbrojtësit kundërshtar, Antonio Gallo, në minutat 18’-të dhe 64’-të të sfidës nxorën të pavlefshëm golin e vendasve të shënuar nga Federico Di Francesco, duke i dhuruar djemve të Spallettit fitoren.

Me këtë rezultat Napoli shkon në kuotën e 74 pikëve, 19 më shumë se Lazio i vendit të 2-të dhe pas 30 vitesh pritje është më pranë se kurrë fitimit të “scudettos”.

/Shqip.com