Napoli në finalen e Superkupës, Rrahmani titullar

Napoli është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Italisë, pasi triumfoi 3-0 ndaj Fiorentinës në KSU Stadium (Riyadh).
Kampionët e Italisë vendosën ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 22-të, duke shënuar gol me anë të sulmuesit argjentinas, Simeone.
Fati nuk ishte me skuadrën violë në pjesën e parë.
Goli i Beltran në minutën e 27-të u anulua për shkak se konsiderua pozicion i parregullt, ndërsa Ikone dështoi nga pika e bardhë e penalltisë në të 44-tën.
Takim ishte mjaft i bukur edhe në pjesën e dytë.
Në disavantazh, djemtë e Italianos provuan të barazonin shifrat, pasi nuk kishin asgjë për të humbur.
Të besuarit e Mazzarit dyfishuan shifrat me Zerbin.
Sulmuesi italian shfytëzoi në maksimum një asist të Di Lorenzos, gjatë zhvillimit të një goditje këndi.
Një gol shumë i ëmbël për të, pasi është i pari me fanellën e Napolit.
Nuk kishte përfunduar ende spektakli blu, pasi Zerbin kompletoi dopietën.
Napoli në finale do të përballet me fituesin e çiftit Lazio-Inter.
Një kontribut të madh në këtë fitore, e ka dhënë Amir Rrahmani, i cili ishte titullar për Napolin.
/Shqip.com