Napoli mposht Ajaxin, Atletico barazon me Club Brugge
Dy ndeshjet e para në Champions League të ditës së mërkurë kanë përfunduar.
Napoli ka arritur ta mposht Ajaxin me rezultat të ngushtë 3:2, duke u kualifikuar në raundin tjetër.
Napoli e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme me dy gola në 20 minutat e parë.
Hirving Lozano në minutën e katërt dhe Raspadori në minutën e 16 e panë Napolin të dalë dy gola përpara.
Por, pjesa e dytë ishte histori tjetër me Ajaxin që luftoi të rikthehet në lojë.
Klaassen e ngushtoi epërsinë në 2:1, por Khvicha Kvaratskhelia shënoi për 3:1.
Ajax arriti të shënoj edhe një herë me Steven Bergwijn, megjithatë nuk dolën ta barazonin rezultatin.
Osimhen e vulosi fitoren e vendasve në minutat e fundit të ndeshjes.
Atletico Madrid është ndalur në një barazim 0:0 nga Club Brudgge.
Pavarsishtë rasteve të shumta skuadra spanjolle nuk e gjeti rrugën drejt golit.
Madje skuadra e Simeone mbeti edhe me një lojtar më pakë, pasi Kamal Sowah u ndëshkua me kartonin e dytë të verdh.
Club Brugge është në vendin e parë me 10 pikë, kurse Atletico është i dyti me katër.
/Shqip.com