Sport Shqiptar

Napoli kërkon ta blindoj Rrahmanin deri në vitin 2027

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani është bërë pjesë kryesore e mbrojtjes së Napolit.

Në një vit kur Napoli po lufton për titull, Rrahmani ka luajtur në gati çdo ndeshje, prandaj “Azzurri” nuk dëshiron ta humbas lojtarin.

Amir Rrahmani

Sipas raportimeve në Itali, kapitenit të Kosovës do t’i ofrohet një kontratë deri në vitin 2027.

Me kontratën e re pritet të rritet edhe paga e qendërmbrojtësit.

Rrahmani këtë stinor ka luajtur për Napolin në tetë ndeshje, nga nëntë sa janë zhvilluar gjithsej.

28-vjeçari luajti edhe në fitoren e Kosovës përballë Qipros, pavarësisht që po vuante nga një lëndim.

Për Amirin – ky është sezoni i tretë me fanellën e Napolit – teksa i katërti në total – në Serie A.

Ai ka kontratë valide me “Gli Azzurri” deri në vitin 2024, ndërsa në “Transfermarkt” vlerësohet 25 milionë euro./Shqip.com