Sport Ndërkombëtar

Napoli i thotë jo Ronaldos

Cristiano Ronaldo

Napoli e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Udhëheqësit e Serie A ishin një nga skuadrat e lidhura me një transferim të mundshëm Ronaldos nga “Old Trafford”.

Napoli po kalon një stinor fantastik, si në Itali ashtu edhe në Evropë dhe thuhet se do të ringjallë interesin për sulmuesin 47-vjeçar , pasi ishte një nga skuadrat e interesuara gjatë verës.

Por tani drejtori i klubit Cristiano Giuntoli ka këmbëngulur se skuadra e Napolit nuk ka plane për të nënshkruar me ndonjë lojtar të ri kur të rihapet dritarja e transferimeve.

Ai tha për DAZN përpara ndeshjes së Napolit në Ligën e Kampionëve me Rangers: “Ronaldo në janar? Ne nuk do të nënshkruajmë me asnjë lojtar në janar.

“Nuk kemi nevojë të ndryshojmë asgjë në këtë ekip. Ne po bëjmë mirë dhe nuk po planifikojmë asnjë nënshkrim, që nga sot”.

Napoli nuk është vetëm, me klubin e fëmijërisë së Ronaldos, Sporting Lisbon në fillim të kësaj jave që pranoi se nuk mund të përballojë të ri-nënshkruan superyllin, pavarësisht se kjo ishte ‘ëndrra’ e tyre.

Kjo mund të ishte një goditje për Ronaldon nëse ai do të kishte shpresa për t’u larguar nga Old Trafford në janar.

/Shqip.com