Sport Ndërkombëtar

Napoli i Rrahmanit bën edhe një hap të madh për titull, mund Spezian

Napoli i Amir Rrahmanit ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

‘Napolitanët’ sot mundën në udhëtim Spezian, me rezultat 0-3, duke ‘blinduar’ kreun e tabelës.

Kvaratskhelia (47’), Osimhen (68’ dhe 73’), shënuan për fitoren e skuadrës së Sapllettit.

Edhe në këtë duel, mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani ishte titullar duke u treguar i pathyeshëm në mbrojtjen e Napolit.

Pas kësaj fitore, Napoli shkon në kuotën e 56 pikëve, 16 më shumë së ndjekësi Interi, kjo e fundit sonte luan derbin kundër Milanit.

/Shqip.com