Napoli i pandalshëm, Rrahmani i pazëvendësueshëm

Napoli po vazhdon të shënojë fitore, kurse Amir Rrahmani po vazhdon të jetë i pazëvnendësueshëm në repartin defanziv.
Skuadra italiane ka triumfuar në udhëtim ndaj Legia Warszawa, me rezultat të thellë 1-4, në kuadër të fazës së grupeve në Europaligë, shkruan Shqip.com.
Goli parë në këtë takim u shënua vendasit, pas dhjetë minutave lojë, ndërsa autor ishte, Emerli.
Kurse, napoletanët e barazuan rezultatin, në minutën e 51-të me anë të Zielinski-t.
Kur ekipi venas u hodh në sulm për të barazuar rezultatin, mysafirët i ndëshkuan ata.
I inkuadruari në lojë në minutën e 73-të, Dries Mertens shënoi pas vetëm dy minutave – nga pika e bardhë.
Kurse, golin e e qetëstsisë e shënoi Lozanon, kur po zhvillohej minuta e fundit e kohës së rregullt,
Për rezultatin përfundimtar, Legia Warszawa 1-4 Napoli, u përkujdes, Onuas, me golin e realizuar në minutën e fundit të ndeshjes.
Nga minuta e parë, e deri në fund në qendër të mbrotjes u paraqit, Rrahmani, i cili pati një ndeshje feneomanale.
Pas kësaj fitore, Napoli është lider në Grupin C, me shtatë pikë, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, kurse Legia zbret në pozitën e dytë, me një pikë më pak.
Në takimet tjera janë shënuar këto rezultate:
Brondby 1-1 Rangers
Galatasaray 1-1 Lokomotië Moscow
Genk 2-2 West Ham United
Lyon 3-0 Sparta Prague
Monaco 0-0 PSV
Olympiacos Piraeus 1-2 Eintracht Frankfurt
Real Sociedad 1-1 Sturm Graz /Shqip.com