Sport Ndërkombëtar

Napoli fitoi titullin, Cannavaro mbajti premtimin

Fituesi i Kupës së Botës dhe i “Topit të Artë” në vitin 2006, Fabio Cannavaro, e mbajti premtimin e tij për ta përshkuar me biçikletë gjithë gjatësinë e rrugës nga Roma në Napoli, nëse klubi i tij i zemrës, Napoli, fitonte titullin kampion në Serie A, duke udhëtuar mbi dy rrota plot 254 kilometra.

Ish-mbrojtësi i shquar italian lindi dhe u rrit në Napoli, përfaqësoi klubin me të njëjtin emër, ashtu si edhe vëllai i tij më i vogël, Paolo, përpara se të kalonte te Parma, Inter, Juventus dhe Real Madrid.

Tani 49-vjeç, ai mbetet një tifoz i përkushtuar i skuadrës napoletane dhe ishte zotuar (kishte vënë bast publik) ta bënte me biçikletë gjithë rrugën nga Roma në Napoli nëse skuadra e zemrës prishte “agjërimin” 33-vjeçar.

Kur Luciano Spalletti dhe lojtarët e tij e arritën këtë qëllim, titullin kampion në Serie A, Cannavaros iu desh ta mbante fjalën e tij, duke udhëtuar 254 km me një grup miqsh, në një udhëtim që zgjati 6 orë e 55 minuta.

Është e sigurt të thuhet se tërheqja nga karriera si futbollist nuk do të thotë që Cannavaro po i lë nivelet e tij të fitnesit të bjerren, ndryshe nuk do të ishte në gjendje ta ndërmerrte një udhëtim të tillë.

/Shqip.com