Sport Ndërkombëtar

Napoli e Rrahmani e përmbyllin stinorin me fitore

Napoli ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit të Serie A për këtë edicion.

Skuadra e kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit, fitoi 3:0 në udhëtim ndaj Spezias.

Golat për skuadrën e Napolit u shënuan nga Matteo Politano, Piotr Zielinski dhe Diego Demme, për një fitore bindëse.

Napoli gjatë pjesës më të madhe të kampionatit ishte në garë për titull, por nuk arritën të fitonin disa ndeshje vendimtare.

Kampionatin e mbylli në pozitën e tretë me 79 pikë dhe do të luaj në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, kurse Spezia është në vendin e 16-të dhe ka arritur që edhe këtë vit t’i shpëtoj rënies.

Rrahmani edhe pse ishte në bankën rezervë më këtë ndeshje nuk luajti asnjë minutë./Shqip.com