Sport Ndërkombëtar

Napoli e Milani në përpjekje për ta mbajtur të vetëm kreun e tabelës

Serie A

Napoli kërkon që ta ruajë pozitën e kreut të tabelës në Serie A.

Megjithatë, për ta bërë këtë duhet të fitojë sonte kundër Lazios.

Nga ora 20:45, Napoli e pret skuadrën nga Roma në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Presioni për Napolin vjen, pasi Milan konsiderohet favorit në letër ndaj Sassuolos

Rossonerët në “San Siro”, duhet vetëm tre pikët, çdo gjë më pak është kthim mbrapa. Takim fillon në ora 18:00.

Po në këtë kohë, edhe Roma e Jose Mouriho kërkon fitore, për ta ndjekur Atalantan – që të dielën e mposhti Juventuesin në Torino. Përballen me Torinon.

Dy ndeshjet tjera janë Udinese & Genoa që starton në 12:30 dhe Spezia & Bologna që nis nga ora 15:00. /Shqip.com