Sport Shqiptar

Napoli do ta “blindojë” me kontratë të re Rrahmanin

Amir Rrahmani

Amir Rrahmani do të mbetet pjesë e Napolit edhe për një kohë të gjatë.

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës do të nënshkruajë shumë shpejt kontratën e re me Napolin që e mban atë në “Diego Armando Maradona” deri në vitin 2027.

Kështu ka raportuar gazetari italian dhe një nga më të besueshmit në botën e futbollit, Fabrizio Romano.

Romano ka raportuar se Rrahmani dhe Napoli do të nënshkruajnë një marrëveshje deri në vitin 2027, me mundësi për zgjatjen edhe për një vit tjetër.

“Napoli është afër marrëveshjes për vazhdimin e kontratës me qendërmbrojtësin Amir Rrahmani. Marrëveshja e re pritet të nënshkruhet së shpejti, do të jetë e vlefshme deri në qershor 2027. Kontrata do të përfshijë një opsion për zgjatjen e kontratës deri në vitin 2028” – raportoi Romano në Twitter.

/Shqip.com