Sport Shqiptar

Napoli depoziton kontratën e Rrahmanit

Pas marrëveshjes së arritur një muaj më parë, Napoli ka depozituar rinovimin e kontratës së Amir Rrahmanit në Ligë dhe tashmë pritet vetëm komunikata zyrtare nga klubi të kaltër.

Mbrojtësi kosovar ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2027. Kontrata do të ketë edhe opsionin e rinovimit automatik për sezonin 2027/28.

Atëherë, marrëveshja mund të jetë praktikisht e vlefshme për pesë vjet. Këtë sezon, mbrojtësi ka shënuar dy gola në 34 paraqitje mes kampionatit dhe Champions League.

I blerë nga Verona në janar të vitit 2020, mbrojtësi qëndroi i huazuar deri në qershor, përpara se të niste aventurën me bluzën me të cilën deri më tani ka shënuar shtatë gola në 95 paraqitje gjithsej.

Ish-anëtari i Dinamos së Zagrebit është aktivizuar në 50 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës me të cilën ka shënuar 6 gola.

/Shqip.com