Napoli bën një hap prapa nga titulli

Një hap prapa nga titulli.
Scudetto tashmë duket larg për Amir Rrahmanin me shokë.
Napoli është mposhtur në shtëpi nga Fiorentina, me rezultat 2-3.
Ani pse vendasit ishin favoritë në letër, gjerat nuk shkuan sipas planit të tyre.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Gonzales, në minutën e 29-të.
Por, napoletanët arritën që ta barazojnë rezultatin – kur po zhvillohej minuta e 58.
Në anën tjetër, mysafirët u nisën në sulm me të gjitha forcat dhe shënuan edhe dy herë – për të “fundosur” skuadrën e udhëhequr nga Spalleti.
Fillimisht, Ikon në minutën e 66-të, e pastaj Cabral – gjashtë minuta më pas shënuan nga një herë për t’i dhënë siguri skuadrës së tij.
E gjitha çka arriti të bëj Napoli deri në fund të takimit ishte ngushtimi i rezultatit – me anë të Victor Osihmen, gjashtë minuta para përfundimit të takimit.
Pas kësaj humbje, “Gli Azzurr” mbetet në pozitën e tretë – me 66 pikë të grumbulluara.
Njëjtë sa Interi i vendit të dytë, dhe një më pak se Milani që është lider, por të dyja këto skuadra kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. /Shqip.com
