Sport Ndërkombëtar

Nantes befason PSG-në

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur të marr asnjë pikë në udhëtim te Nantesi, duke u mposhtur me rezultat 3:1.

Vendasit shpërthyen në pjesën e parë duke shënuar të tre golat.

Kolo Muani e hapi serinë e golave duke shënuar që në minutën e katërt.

Merlin me një goditje shumë të bukur e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 16-të.

Për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë u kujdes Blas, që nga penalltia siguruan epërsinë solide të Nantesit pas pjesës së parë.

PSG-ja e nisi furishëm pjesën e dytë, duke shënuar me Neymarin.

Pikërisht braziliani në minutën e 59-n pati mundësi ta ngushtoj edhe më shumë rezultatin, por humbi penalltinë, pasi bëri një goditje tejet të dobët.

Deri në fund, nuk pati ndryshime në rezultat, edhe pse PSG pati disa raste ideale për të shënuar.

Në këtë ndeshje u shpërndanë edhe tetë kartona të verdhë, ku gjashtë i takuan lojtarëve të PSG-së.

PSG-ja vazhdon të jetë bindshëm në vendin e parë me 59 pikë, 13 më shumë se vendi i dytë, kurse Nantesi është i pesti me 38 pikë./Shqip.com