Kulturë

Namik Dokle flet për librin e tij “Dhjetë gram nder”

Namik Dokle flet për librin e tij “Dhjetë gram nder”
Namik Dokle flet për librin e tij “Dhjetë gram nder”

Namik Dokle, i ftuar në News24, foli për librin e tij “Dhjetë gram nder”.

Autori dhe profesori Dokle foli për përmbajtjen dhe titullin e librit të tij, ku tha se është frymëzuar nga fenomenet e shoqërisë sonë të sotme. Duke treguar për fundin e romanit, autori citoi një pjesë të veprës ku tha se ‘vjen dita që nuk blihet asnjë gram nder, se janë bërë të gjithë të ndershëm’.

“Titulli i librit është metaforik. U frymëzova nga disa nga fenomenet e shoqërisë sonë të sotme. Thelbi është që ‘çdo të thotë dhjetë gram nder’? kjo i vë masën, do të thotë që shitet. A shitet nderi apo nuk shitet? Unë kam marrë spunto nga një tregim që ka ndodhur me mikun tim të tanishëm.

Tutje, sipas tij, romani tregohet në vetë të parë. Pyetjes a shitet nderi apo jo, në këtë roman paradoksalisht del që disa personazhe turren për të blerë nder.

“Kemi biznesmenë që rrjepin popullin hiqen sikur janë zemër mirë. Ka mënyrë e mënyra për të gënjyer veten. Së pari është vetë ngushëllimi është një farë qetësimi. Fundi i romanit tregon se duke shitur e shitur nder, vjen dita që nuk blihet asnjë gram nder se janë bërë të gjithë të ndershëm”, u shpreh Dokle.

/Shqip.com