Naim Kelmendi / Gjykim
Publikuar:
(18.09.2023 17:30:58)

GJYKIM
Krishti do t’u kishte thënë
Fali o Zot se s’dijnë çka bëjnë
Këta nuk pendohen për t’bërat e tyre
Larashë të pistë në zhvatje, në ecje
Ngarendin si kojrilat natën…
O Zot bëju gjykatën
Këta të qajnë ditën
E të kafshojnë natën
Pastaj dhe një përmendore
Ta ngrisin
Në vajtimin e tyre
Sikur aq shumë më paskan dashur…
/Shqip.com