Rozë

Naim Abazi dhe Mihrije Braha tregojnë gjërat e para që kanë pëlqyer të njëri tjetri

Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Mihrije Braha dhe Naim Abazi janë një ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë.

Kjo pasi që çifti ka shumë vite së bashku dhe janë shembull për gjeneratat e reja.

Së fundmi në një intervistë për emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, dyshja kanë folur  për projektet e reja dhe jetën e tyre personale.

Dyshja kanë treguar se cilat ka qenë gjëja e parë që kanë pëlqyer të njëri-tjetri kur janë njohur për herë të parë.

Braha tha se kishte qenë zëri i Naimit, ndërsa ky i fundit tregoi se ishte bukuria e Mihrijes.

“Gjëja e parë ishte bukuria. Ishte dashuri me shikim të parë.”, tha Naimi.

Më pas, Mihrija tregoi dhe një situatë komike kur u pyet nga Albani se cili prej tyre e kishte harruar datën e përvjetorit të martesës.

“Për ta justifikuar këtë, kam harruar dhe ditëlindjen time. E kam kuptuar pas tre ditësh”, tregoi me humor këngëtarja.

Tutje, dyshja ka thënë që asnjëherë nuk janë grindur për gjëra të vogla, pasi që sipas tyre nuk ja vlen që të prishin jetën për detaje të vogla.

Mihrija ka zbuluar se shumë shpejt do ta sjellë projektin e ri “Ti kërko falje”, e që sipas saj ka një tekst shumë të munguar, pasi që nuk trajtohet mjaftë./SHQIP.com