Sport Ndërkombëtar

Nagelsmann nga një gjigant tek tjetri

Julian Nagelsmann u largua nga drejtimi i Bayern Munchen pak javë më parë. Së fundmi, mediat bëjnë me dije se ka pasur kontakte mes trajnerit gjerman dhe Chelseas.

“Blutë” e Londrës besojnë shumë te aftësitë e gjermanit dhe janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Nagelsmann. Ky i fundit ende nuk ka thënë fjalën e tij, “timonieri” kërkon të bindet për projektin e anglezëve.

Chelsea udhëhiqet aktualisht nga Frank Lampard. Të reja të rëndësishme priten në ditët në vijim, teksa tifozët po presin me padurim të mësojnë se kush do jetë në krye të ekipit për edicionin e ardhshëm.

/Shqip.com