Lajme

Nagavci viziton Preshevën

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arberie Nagavci ka qëndruar për vizitën në Luginën e Preshevës. Ajo se bashku me këshilltaren politike Ardita Sinani vizituan një shkollë dhe shoqatën “Drejtoria për Inkluzion” e personave me nevoja të veçanta.

“Pata kënaqësinë që sot në cilësinë e Këshilltares Politike të Kryeministrit për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të mirëpres në Preshevë, ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, znj. Arbërie Nagavci dhe Kabinetin qeveritar. Bashkë këtë vizitë të sotme e filluam me Shkollën Fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc.Ministrja Nagavci pa nga afër punën e mësimdhënësve dhe energjinë e nxënësve të kësaj shkolle, e cila për disa vite me rradhë rangohet si një ndër shkollat më të suksesshme në Serbi”, ka shkruar Sinani.

Pas vizitës në shkollën “ Abdull Krashnica”, Nagavci qëndori për vizitën edhe tek Shoqata “Drejtoria për Inkluzion” e personave me nevoja të veçanta.

Shoqata “Drejtoria për Inkluzion” e personave me nevoja të veçanta.

“Kjo shoqatë ishte përfituese e grantit qeveritar të Republikës së Kosovës për organizatat jo qeveritare me projektin për ruajtjen dhe përmirësimin e jetës së personave me nevoja të veçanta në aspektin e arsimimit, rehabilitimit dhe gjithëpërfshirjes”, ka shkruar Sinani.

Në ambientet e shoqatës u bë edhe promovimi i librit për fëmijë, të poetes e shkrimtares Preshevare, Afërdita Salihu.

/Shqip.com