Lajme

Nagavci shpalos para deputetëve pesë qëllimet kyçe të kësaj ministrie

Ministraja e Arsimit, Arberie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shpalosur para deputetëve të Komisionit për Arsim pesë qëllimeve kyçe të kësaj ministrie, shkruan shqip.

Ajo ka theksuar përmirësimin e pasojave të pandemisë e harmonizimin e mësimit me kërkesat e tregut të punës

“Qëllimet strategjike që i kemi prezantuar edhe në programin tonë qeverisës, arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës e i digjitalizuar, sigurimi i cilësisë në mësimin parauniversitar, përmirësimi i pasojave të pandemisë.Qëllimi i dytë ka të bëjë me harmonizimin e mësimit me tregut e punës ku kemi arritur përkrahjen e Zvicrës.

Ajo më tëj ka thënë së  menaxhimi efektiv i të gjithë mekanizmave të arsimit është si synim i tretë.

“Qëllimi i katërt ka të bëjë me cilësi të arsimit të lartë në harmoni me standardet ndërkombëtare, kurse qëllimi i pestë përmirësimi i gjendjes së inovacionit shkencor”, është shprehur ajo.

Nagavci tutje ka njoftuar deputetët me disa nga punët që tashmë kanë nisur nga ministria e Arsimit.

Ajo ka thënë se me synim të zbutjes së pasojave të pandemisë kanë organizuar mësim shtesë për nxënësit.

Poashtu, Nagavci ka thënë se kanë ndarë 100 mijë euro si mbështetje për vazhdimin e mësimit të studentët që janë pranuar për studime në universitet prestigjioze në botë.

“Disa nga punët e përfunduar deri më tani është vendimi për organizimin plotësues për ata nxënës që kanë pas problem për mësimnxënie gjatë vitit 2020. Kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit që studentët e nivelit master të zëvendësojnë mësimdhënëset shtatzënë që mos të ketë shkëputje të mësimit”, ka shtuar ajo.

Nagavci ka pohuar se deri në shtator do të vaksinohen të gjithë mësimdhënësit me qëllim që mësimi të fillojë me prezencë fizike në objekte shkollore.

“Synimi jone është që të vazhdojmë me prezencë fizike. Është një hap i mirë që ka filluar vaksinimi i mësimdhënësve dhe në shtator do të kemi të vaksinuar të gjithë mësimdhënësit. Besojmë se do të jetë me prezencë fizike në shkolla, por do të jemi të gatshëm edhe për forma të tjera”, tha ajo./SHQIP.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.75
Sot : 27/09/2022