Lajme

Nagavci raporton sot para Komisionit për Arsim

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit - Arbërie Nagavci

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, pritet të mblidhet gjatë paradites së kësaj të marte, njofton Shqip.com.

Para deputetëve të këtij komisioni do të raportojë Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Në këtë komision do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet MAShTI-it dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e projektit “Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara në Arsimin e Lartë +(HERAS +)” (ADA numri referues 8116-00-2020).

Gjithashtu pritet të formohet grupi punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për tekstet shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik. /Shqip.com