Lajme

Nagavci raporton në Komisionin për Arsim, mediave u kërkohet ta lirojnë sallën

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci duke raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është duke raportuar në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport.

Raportimi i saj lidhet me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2021/2022.

Kryetari i këtij komisioni, Ardian Gola, me arsyetimin për respektim të masave kundër COVID-19, u ka kërkuar mediave që ta lirojnë sallën.

Ka thënë se nëse duan mediat mund të bëjnë një marrëveshje kolegiale që disa prej tyre të qëndrojnë dhe më pas lajmi të shpërndahet edhe në mediat tjera.

Foto nga raportimi i ministres Nagavci në Komisionin për Arsim

“Me keqardhje duhet të them se katër vendet e mbetura duhet të shpërndahen në mënyrë proporcionale për përfaqësuesit e mediave dhe shoqërisë civile. Të gjejmë një zgjidhje kolegiale. Mirë do të ishte që të merreni vesh dhe lajmin ta distribuoni te njëra-tjetra. Unë s’kam autoritet që të bëj selektim të mediave”.

Për këtë arsye ministrja Arbërie Nagavci ka thënë se tre prej anëtarëve të minsitrisë që ishin me të mund të lirojnë sallën për të mos nxjerrë jashtë gazetarët.

Sipas masave anti-COVID’19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës, në ambiente të mbyllura maksimumi i personave që lejohet është 20.

“Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në njëzet (20) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera)”, thuhet në vendim./SHQIP.com