Lajme

Nagavci: Projektligji për paga është në diskutim paraprak

Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës.

Në këtë takim sipas një njoftimi nga ana e Ministrisë është bërë e ditur se në këtë takim është diskutuar për çështje të ndryshme në arsim, përfshirë fillimin e vitit të ri shkollor.

Po ashtu është diskutuar edhe për Ligjin për pagat, ku Nagavci është shprehur se ky ligj do të jetë në diskutim paraprak.

Foto nga takimi

“Ministrja Nagavci bëri të ditur se, MAShTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa foli edhe për projektligjin për paga i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe çështje të tjera të rëndësësishme, si dhe dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në arsim”, thuhet në njoftim.

Nagavci po ashtu i informoi mësimdhënësit për përmirësimin e infrastrukturës ligjore, përfshirë këtu Ligjin për tekste shkollore, Ligjin për AKA, Ligjin për arsimin e lartë dhe disa ligje tjera./Shqip.com