Lajme

Nagavci prezanton udhëzimin i cili ndihmon procesin mësimor

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcie

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se tashmë kanë finalizuar udhëzimin administrativ,  i cili përcakton dokumentacionin shkollor, përmbajtjen dhe formën e tyre, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit. 

Ajo ka treguar edhe risitë që ka ky dokument.

“Kemi finalizuar dhe publikuar në Platformën e Diskutimeve Publike Udhëzimin Administrativ për Dokumentacionin Shkollor në Arsimin Parauniversitar, i cili përcakton dokumentacionin shkollor, përmbajtjen dhe formën e tyre, plotësimin, ruajtjen, gjuhët dhe përgjegjësitë e përdorimit. 

Risitë që sjellë ky dokument i rëndësishëm për punën në shkollë janë:

Harmonizon dokumentacionin shkollor sipas Kurrikulës së re;

Rregullon vlerësimin e nxënësve me ndryshimet që i parasheh UA i ri për vlerësimin e nxënësve;

Për herë të parë unifikon dokumentacionin e shkollave të muzikës dhe atyre artistike;

E zyrtarizon ditarin personal të mësimdhënësit;

Krijon mundësinë për digjitalizimin e dokumentacionit shkollor”.

Ajo tutje, ka falënderoj anëtarët e grupit punues për punën e tyre dhe ka ftuar drejtorët e shkollave, mësuesit dhe zyrtarë të tjerë të arsimit, ta lexojnë këtë udhëzim dhe të japin komentet e tyre.

Udhëzimi Administrativ është në diskutim publik deri më 11 tetor./SHQIP.com