Lajme

Nagavci për testimin e mësimdhënësve: Proces që do të ndodh

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur sërish rreth temës së vlerësimit të performancës së mësimdhënësve, përcjell Shqip.com.

Nagavci deklaroi se ky është një proces që duhet të ndodh pasi është edhe me legjislacionin aktual.

“Unë asnjëherë nuk kam përmendur testim të mësimdhënësve, por vlerësimi i përformancës së tyre duhet të ndodh pasi është edhe me legjislacionin aktual. Vlerësimi do të ndodh në bazë të disa parametrave”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Sipas saj, pavarësisht se ky proces ekziston prej disa viteve – deri më tash është bërë vetëm formalisht.

“Ndoshta ministria ka pasur numër shumë të vogël të inspektorëve apo bashkëpunimi me menaxhmentin e shkollave ka qenë i mangët. Nuk e di nëse ndonjë mësimdhënës nuk ka mundur të kalojë vlerësimin e përformancës pasi ka qenë proces shumë formal”, shtoi ajo./SHQIP.com