Lajme

Nagavci paralajmëron se do të ngrit Padi për lajmin rreth punësimit të vajzës në Ministrinë e Financave

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka reaguar pas raportimeve për punësimin e vajzës së saj, Mirjeta Nagavci në Ministrinë e Financave.

Ministrja e MASHTI-it e ka quajtur lajm të “pavërtetë dhe tendencioz”.

Për të cilin thotë se do t’i adresohet Këshillit të Mediave të Shkruara, e pastaj edhe me padi.

“Lajmi ‘Edhe ministrja Arbërije Nagavci e ‘rehatoi’ në heshtje vajzën në Ministrinë e Financave’ është lajm tendencioz dhe i pavërtetë. Për këtë shpifje unë do t’i adresohem Këshillit të Mediave të Shkruara për të proceduar pastaj me Padi”, shkroi Nagavci në “Facebook”.

Më tej Nagavci tha se, vajza e saj, Mirjeta Nagavci është angazhuar në Ministrinë e Financave përmes bursës së fituar nga Young Cell Scheme.

“Dua të njoftoj opinionit publik se vajza ime Mirjeta Nagavci është angazhuar prej 20 janarit 2020, kur ne nuk ishim në qeverisje, dhe ky angazhim i saj vjen si obligim që ka për shkak të bursës së fituar nga Young Cell Scheme siç edhe mund ta shihni në fotografinë më poshtë”, shkroi ministrja./Shqip.com