Lajme

Nagavci: Mësimdhënësit u lanë në baltë nga kryesia e SBASHK-ut, nuk ka paga për mos punë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka folur edhe njëherë për grevën në procesin mësimorë.

Ajo në një intervistë në ATV, ka thënë se është definitive se ligji për greva neni 18 e përcakton qartë se a duhet të paguhen mësimdhënësit që kanë qenë në grevë.

“Është definitive se ligji për grevat neni 18 e përcakton qartë se për mos punë nuk ka pagesë, ne këtë e kemi diskutuar me shumë se një herë me kryesinë e SBASHK-ut” ka thënë fillimisht Nagavci.

Një kryesie e SBASH-ut me vite ka organizuar greva e kërkesa për greva, ka shtuar më tutje Nagavci.

Sipas Nagavcit, Mësimdhënësit u lanë në baltë nga kryesia e SBASHK-ut.

“Mësimdhënësit u lanë në baltë nga kryesia e SBASHK-ut, megjithatë mësimdhënësit do të paguhen në avanc brenda ditësh” ka thënë Nagavci.

Lidhur më këtë, Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri tha për Shqip.com tha se zëvëndësimi i orëve është vendim i një anshëm dhe se duan pagat dhe jo avans.

Po ashtu nga SBASHK-u gjatë ditës së sotme për Shqip.com kanë konfirmuar se ndaj Hekuran Muratit do të ushtrojnë kallëzim penal.

Ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Murati ka thënë se kush punon edhe duhet të paguhet.

Përmes një përgjigje për Kosovapress, Murati tha se patjetër që duhet të respektohet obligimi ligjor që sipas tij ‘kush punon edhe duhet të paguhet’.

“Sipas ligjit. Çka do që thotë ligji, dhe ligji thotë se kush punon duhet të paguhet dhe patjetër që duhet ta respektojmë këtë obligim ligjor”, tha Murti.

Kujtojmë se Ministria e Financave, Punës dhe Transferëve nuk ka proceduar pagat e muajit shtator për mësimdhënësit në Kosovë.

Kjo ka ngjallur pakënaqësi në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës si dhe edhe në opozitë.

Po ashtu, kundër këtij vendimi që të mos ekzekutohen pagat për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, kanë dal edhe disa deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo në pushtet.

/Shqip.com