Lajme

Nagavci kërkon respektim të masave anti-COVID’19: Mësimi s’duhet të ndërpritet

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka kërkuar respektimin e masave anti-COVID’19, duke thënë se s’duhet të përsëritet ndërprerja e mësimit, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Nagavci tha se Task Forca për menaxhimin e pandemisë në MASHTI në takimin e së mërkurës ka dhënë rekomandime me theks të veçantë në respektimin në përpikmëri të masave nga akterët në sistemin edukativ-arsimor.

“Përfaqësuesit e IKSHPK-së, gjatë takimit, kanë ritheksuar nevojën e vaksinimit dhe respektimit rigoroz të masave parandaluese kundër pandemisë, në mënyrë që të mbrohet shëndeti publik dhe të sigurohet mbarëvajtja e mësimit.

Që fëmijët të vazhdojnë të mësojnë, ne të gjithë duhet të respektojmë dhe zbatojmë masat mbrojtëse për COVID-19. Ky brez nuk mund të përballojë më ndërprerje në arsimin e tyre, prandaj ne duhet t’i mbajmë shkollat ​​hapur. Nga kjo varet e tashmja e fëmijëve tanë, e ardhmja e brezit të ri”, shkroi ndër tjerash ajo.

Ndryshe, të mërkurën është regjistruar një vdekje dhe 424 raste të reja me Coronavirus në vend./SHQIP.com