Lajme

Nagavci: Kemi zgjeruar mbështetjen financiare në një mijë euro për studentet vajza në fushat STEM

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë vendim që të zgjerojë mbështetjen financiare në vlerë prej një mijë eurosh për studentet vajza që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) edhe për vitin e dytë dhe tretë, përcjell Shqip.com.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka njoftuar se kanë zgjatur afatin për aplikim deri më 31 tetor në orën 16:00.

Ministrja e Arsimit, Shkendës dhe Teknologjisë

Tutje, ajo tha se tashmë thirrja për studentet vajza që studiojnë në fushat STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, i përfshinë ato nga viti i parë deri në të tretin.

“Sot kam nënshkruar vendimin për zgjerimin e mbështetjes financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) edhe për vitin e dytë dhe tretë.  

Thirrja për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, tani përfshinë të gjitha vajzat /gratë nga viti i parë deri në të tretin sipas aneks-listës së programeve të publikuara në vendim”, shkroi ndër tjerash ajo.

Tutje, Nagavci ka treguar edhe linkun e thirrjes dhe detajet tjera lidhur me aplikimin./SHQIP.com