Lajme

Nagavci: Ka vetëm një palë të barrikaduar, mësimi duhet të fillojë

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëri Nagavci

Gjatë ditës së sotme, Sindikata e Bashkuara e Arsimit ka bërë të ditur se Greva në procesin mësimorë do të vazhdojë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“Me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik. Kjo qasje e gabuar ka sjell edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti dhe me këtë qasje të Qeverisë nuk dihet edhe sa do të zgjas”, thuhet fillimisht në njoftim.

Lidhur më këtë ka ardhur edhe reagimi nga Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

“Ka vetëm një palë të barrikaduar. Pozicioni ynë legjitim është: Të fillojë mësimi. Shumica e kërkesave të mësimdhënësve janë plotësuar, vazhdojmë dialogun e mirëfilltë social”, ka shkruar Nagavci.

Lexo edhe:
SBASHKU: Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave, prandaj greva vazhdon

Nagavci është shprehur se çdo e humbur është pasojë për fëmijët.

Jasharaj: Do të ndodhë edhe një takim për të dal nga Greva

“Çdo orë më shumë e humbur është me pasoja për fëmijët që shkojnë në çerdhet e shkollat publike, për të gjithë ne. Andaj, të dashur mësues, mos refuzoni të bëni punën më fisnike, atë të mësimdhënies”, është shprehur Nagavci.

Foto nga takimi Nagavci-SBASHK

Greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor. Në situatën aktuale më shumë është shantazh, e përballë shantazhit nuk ka rrugë tjetër veçse të qëndrojmë për vlerat antishantazh./Shqip.com