Lajme

Nagavci: Dy shkolla kanë kaluar në mësim online pas rritjes së rasteve me COVID-19

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Dy shkolla kanë kaluar në mësimin online për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me COVID-19, përcjell Shqip.com.

Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, e cila bëri të ditur se procesi mësimor ka filuar në të gjitha shkollat më 10 janar, sipas planifikimit.

“Periudha e vitit shkollor 2021-2022 ka filluar me 10 janar po vazhdon sipas planifikimit duke qenë se udhëzuesi për zhvillimin e mësimit gjatë kushteve të pandemisë është në fuqi dhe përcakton dhe mundëson përpos mësimit me prezencë të plotë fizike edhe skenarët alternativë që janë mësimit nga distanca apo me klasa të përgjysmuara. Po vendoset varësisht prej situatës epidemiologjike prej rastit në rast”, tha ajo për EO.

Sipas saj, mbi 95 për qind e më shumë se kaq e shkollave janë duke zhvilluar mësimin me prani të plotë fizike të nxënësve./SHQIP.com