Sport Ndërkombëtar

Nadal – tërhiqet nga Masters 1000

Rafael Nadal

Pesë herë fituesi i Masters në Kanada, Rafael Nadal, nuk do të garojë në eventin e ardhshëm Masters 1000. 

Arsyeja pse e ka marrë këtë vendim – është gjendja e tij fizike.

Ai kishte pësuar një dëmtim – gjatë Wimbeldonit dhe akoma nuk është rikuperuar.

36 vjeçari – nuk dëshiron të rrezikojë asgjë – dhe është tërhequr nga pjesëmarrja.

Për të njëjtin lëndim, Nadal ishte tërhequr edhe nga Wimbeldoni – në gjysmëginale.

Tenisti spanjoll – mbetet në vendin e tretë të ranglistës botërore, ndërsa konsiderohet si një nga më të mirët në historinë e këtij sporti./Shqip.com