Sport Ndërkombëtar

Nadal përballet me një situatë të papritur (VIDEO)

Edhe pse ka fituar 14 herë Grand Slam e Roland Garros, në Paris jo të gjithë e njohin tenistin spanjoll Rafael Nadal. Në stadiumin e Bercy, ku po zhvillohet turneu i fundit Masters i këtij viti, një nga rojet e sigurisë nuk ka njohur fituesin e 22 Grand Slam dhe e ka ndalur teksa hynte në stadium.

Roja e sigurisë i ka kërkuar “personit” që po hynte në stadium, tenistit Rafael Nadal, lejekalimin. “Më falni, a keni leje për të hyrë këtu?”, i tha roja e sigurisë tenistit.

Rafael Nadal

“Jo, nuk e kam. Më vjen keq”, iu përgjigj Nadal, që mbante një raketë në dorë dhe provoi të ngjiste shkallët. “Ok, por kush jeni?”, pyeti më pas roja i sigurisë. “Jam Rafael Nadal”, iu përgjigj tenisti.

Vetëm pasi dëgjoi emrin e tenistit, roja e la Nadal të ngjisë shkallët dhe të hyjë në stadium, duke lidhur kështu emrin me fytyrën e ikonës së tenisit

/Shqip.com