Sport Ndërkombëtar

Nadal: Nuk doja ta arrija finalen në këtë mënyrë

Pas përfundimit të gjysmëfinaleve të shtunën, dy finalistët e French Open janë vendosur tashmë.

Spanjolli, Rafael Nadal, do të përballet me Casper Ruud, të dielën.

Nadal tha se mënyra se si kaloi në finalen e 14-të të Open French nuk ishte e duhura, sepse kundërshtari Alexander Zverev u lëndua dhe u largua nga fusha në një karrige me rrota.

Image

Nadal, i cili renditet i pesti, kryesonte 7-6 (10-8) 6-6 kur gjermani Zverev u tërhoq pasi ktheu kyçin e këmbës.

“Nëse je njeri, duhet të të vijë shumë keq për një koleg. Të shoh një koleg si ky, edhe nëse për mua është ëndërr të jem në finale, nuk është ashtu siç duam të jetë”, tha Nadal.

Image

Zverev tha se “dukej si një lëndim shumë i rëndë” në një video-mesazh të postuar në Instagram të premten mbrëma.

“Ekipi mjekësor dhe mjekët janë ende duke e kontrolluar atë. Ne do t’ju njoftojmë sapo të dimë më shumë. Nuk është një moment i lehtë për mua”, tha ai.

Zverev bërtiti nga dhimbja kur zbriti në vijën bazë pasi ktheu kyçin e djathtë në pikën e fundit të ndeshjes së 12-të të setit të dytë.

Një Nadal i shqetësuar shkoi për të kontrolluar kundërshtarin e tij, ndërsa një mjek vrapoi në fushë për të ndihmuar gjermanin 25-vjeçar.

Serioziteti i situatës u kuptua menjëherë, me Zverevin që bërtiste dhe sinjalizonte për ndihmë teksa ishte shtrirë në baltë.

Mjekët mbërritën shpejt dhe dukej qartë se ai nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte pasi të thirrej karrigia me rrota./Shqip.com

Image