Sport Ndërkombëtar

Nadal mposht Ruud për të fituar titullin e 14-të në French Open

Rafael Nadal rifitoi kurorën e tij si mbret i French Open, duke fituar titullin e 14-të, pasi mposhti norvegjezin, Casper Ruud.

Nadal fitoi 6-3 6-3 6-0 kundër norvegjezit për të arritur gjithashtu numrin e tij rekord të titujve të Grand Slam në teke për meshkuj në 22.

Ai kalon dy herë përpara rivalëve të tij të mëdhenj Roger Federer dhe Novak Gjokovic.

Nadal, i cili humbi nga Gjokoviç në gjysmëfinale vitin e kaluar, ka fituar 112 nga 115 ndeshjet e tij në baltën e Parisit.

Pasi fitoi gjithashtu Australian Open në janar, Nadal ka fituar tituj të mëdhenj të njëpasnjëshëm për herë të parë që nga viti 2010 – kur ai fitoi French Open, Wimbledon dhe US Open me radhë./Shqip.com