Sport Ndërkombëtar

Nadal: Kam qarë kur Messi shënoi golin e tretë

Fitorja e Lionel Messit dhe trofeut të Argjentinës në Kupën e Botës emocionoi yllin spanjoll të tenisit Rafa Nadal, i cili zbuloi se shpërtheu në lot kur Messi shënoi golin e tretë.

Rafael Nadal, ka dhënë një intervistë për median spanjolle “AS” dhe ka thënë se pas eliminimi të Spanjës nga trofeu i Kupës së Botës 2022, ai ishte duke parë Botërorin për spektakël dhe zbuloi se ishte përlotur me golin e Messit dhe fitoren e Argjentinës.

“E pashë Kupën e Botës për spektaklin, pasi Spanja u eliminua në raundin e 16-të. Ishte një finale spektakolare. Më vinte shumë keq për francezët dhe të gjithë miqtë e mi që kam në Paris, por edhe për atë që Franca do të thotë për mua. Por kam edhe shumë miq nga Argjentina dhe si dikush që e do dhe i mungon futbolli, Messi ngriti një titull që i mungonte koleksionit të tij dhe me gjithçka që ai titull do të thotë për Argjentinën, Messi bëri maksimumin që të shkruante historinë.

Kur Messi shënoi golin e tretë, lotët më mbushën sytë sepse po shihja dikë që të arrinte atë që i ishte privuar dhe që kishte vuajtur aq shumë për të arritur. U kënaqa shumë me finalen”.

Nadal, si tifoz i Real Madrid, zbuloi se nëse do të mundte, do të sillte Kylian Mbappe për të luajtur që nesër.

“Si tifoz i Real Madrid do ta sillja që nesër në skuadër. Unë mendoj se ai do të kishte dashur të kishte ardhur në ekip, por kishte shumë presion, por për shkak të faktorëve të ndryshëm ishte e komplikuar që ai të vinte. Shpresoj që ta shohim të luajë këtu në të ardhmen”, ka përfunduar Nadal.

/Shqip.com