Sport Ndërkombëtar

Nadal fiton Grand Slamin “Australian Open”

Rafael Nadal.

Rafael Nadal ka fituar për herë të dytë në karrierë Grand Slamin “Australian Open”, përcjell Shqip.com.

Tenisti spanjoll në finale fitoi ndaj rusit Daniil Medvedev, lojë e cila zgjati 5 orë e 24 minuta, me 3-2 në sete.

Me këtë fitore, ai është bërë tenisti me më së shumti tituj “Grand Slam” në historinë e ketij sporti, gjithsej 21.

Ndërsa prapa shpinës ka lënë Roger Federer dhe Novak Djokovic, të cilët kanë fituar nga 20 sosh.

Ai arriti që të bëjë një kthesë të madhe në finale ndaj rusit, pasi që kishte kaluar në disavantazh prej 2:0 në sete, ku Medvedev fitoi setin e parë 6-2 dhe të dytin pas tie-breakut.

Por, ai bëri përmbysje duke fituar dy setet e radhës me 6-4, teksa përballja finale u vendos në setin e 5-të dhe vendimtar./SHQIP.com