Nadal e nis “US Open” me fitore
Publikuar:
(31.08.2022 09:07:03)

Rafael Nadal e ka nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin në “US Open”.
Tenisti spanjoll ka triumfuar ndaj Rinky Hijikata – me rezultat 3-1 në sete (4-6, 6-2, 6-3, 6-3).
36 vjeçari ishte superior nga fillimi – duke mos lënë vend për ndonjë befasi.
Pas fitores – ai tha ndër të tjera se “jam shumë i lumtur që jam kthyer. Ka një kohë të gjatë që luaja këtu. Mendova se ndoshta nuk do të kthehesha kurrë”.
Në raundin e dytë – Nadal do të përballet me Fabio Foginin – që është i 64-ti në ranglistën botërore.
Së fundmi – ai ishte tërhequr nga “Australian Open” – në gjysmëfinale për shkak të një lëndimi – të cilin duket që e la lënë prapa krahëve./Shqip.com