Sport Ndërkombëtar

Nadal: Drejtësia foli në rastin e Djokovic

Rafael Nadal dhe Novak Djokovic

“Drama” mbaroi të dielën.

 Djokovic nuk u lejua të luante në “Australian Open” për shkak se nuk është i vaksinuar me vaksinën antiCOVID dhe problemeve tjera me vizë.

Madje, sipas raportimeve të para, atij nuk do i lejohet hyrja në Australi për tre vite.

Për këtë situatë, ka folur edhe kolegu i tij Rafael Nadal, i cili tha se drejtësia është vënë në vend.

“Nëse drejtësia thotë se viza e tij është e vlefshme dhe ai mund të luajë këtu, drejtësia ka folur, ndaj kjo është gjëja më e drejtë, që ai e meriton të luajë këtu. Dje drejtësia tha një gjë tjetër, nuk do të jem kurrë kundër asaj që thotë drejtësia”, tha Nadal.

Pasi u ndalua me mbërritjen në Melburn, Djokovic i pavaksinuar kaloi pesë ditë në paraburgim për emigracionin përpara se të lirohej për t’u stërvitur në “Melbourne Park”.

The day they Rafael Nadal and Djokovic are not there...', says ATP ace
Nadal dhe Djokovic, foto nga e kaluara

“Unë mendoj se situata ka qenë një rrëmujë. Ai nuk është i vetmi që ndoshta ka bërë gjëra të këqija në atë rast. Sigurisht, ka më shumë përgjegjësi në gjithë këtë situatë të tmerrshme me të cilën u përballëm dy javët e fundit.

Por sigurisht që ai është një nga përgjegjësit”, potencoi spanjolli..

Pavarësisht kësaj, Nadal shtoi se “situata ideale në botën e sportit është që lojtarët më të mirë janë në fushë dhe luajnë ngjarjet më të rëndësishme, pa dyshim. Nëse Novak Djokovic luan këtu, është më mirë për të gjithë, pa dyshim.

2013 French Open loss to Rafael Nadal was one of the toughest - Djokovic
Nadal dhe Djokovic, foto nga e kaluara

Në aspektin sportiv, lajmi që tenisti serb nuk do marrë pjesë është pozitiv për Rafa-n, sepse Djokovic është kampion në fuqi dhe ishte një nga tenistët favoritë për të dalë fitues.

Për shkak të lëndimit, në këtë kompeticion – nuk do të luaj as Roger Federer.

“Australian Open” nis nga data 17 janar dhe do të përfundojë me 30 janar. /Shqip.com