Lajme Ballkan

Nacionalistët serb protestojnë kundër mbajtjes së paradës së LGBT-së në Beograd

Mijëra kundërshtarë fetarë dhe mbështetës të krahut të djathtë marshuan të dielën mbrëma në Beograd për të kundërshtuar mbajtjen e paradës më të madhe në Evropë të LGBT-së (EuroPride) në kryeqytetin serb.

Si raporton EuroNews, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç tha se kjo ngjarje e planifikuar për shtator do të anulohet ose shtyhet, por organizatorët e kësaj ngjarje janë zotuar se do të mbahet duke thënë se vetëm ata munden të anulojnë këtë ngjarje.

Organizatorët e EuroPride

Protesta e së dielës kundër paradës së LGBT-së u drejtua nga klerikët e Kishës Ortodokse Serbe dhe dega serbe e “Ujqërve të natës”, një grup motorik rus që mbështet presidentin rus Vladimir Putinin.

Ndonëse u mbajt gjatë një feste fetare, demonstrata u paralajmërua si një protestë kundër manifestimit të “Paradës së  Krenarisë” me qëllim të shpëtimit të Serbisë.

Përderisa marshuesit mbanin shumica kyçin në dorë, shkrimet e vendosura në pankartat e tyre ishin nga më të ndryshmet që kërkonin mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes.  Njëri nga shkrimet në pankartë  ishte “Shpëtoni fëmijët dhe familjen tonë”.

Gjatë fjalimit të tij para turmës, peshkopi Nikanor i Kishës Ortodokse Serbe përshëndeti vendimin për të anuluar atë që ai e quajti “një përdhosje e vendit tonë, kishës dhe familjes sonë”.

Peshkopi Nikanor, deklaroi se serbët janë gati të dalin përsëri në rrugë për të kundërshtuar “ata që synojnë të shkatërrojnë vlerat e Serbisë”.

EuroPride është ngjarja më e madhe e LGBTQ+ që paraqet një paradë të Krenarisë në Evropë, e organizuar nga një qytet tjetër evropian çdo vit. Beogradi do të presë marshimin e EuroPride në 17 shtator, si pjesë e një festimi një javor.

Shumica e partive opozitare serbe dhe grupeve të të drejtave të njeriut kanë thënë se do ta refuzojnë ndalimin e kësaj ngjarjeje.

Në deklaratën e tyre, EuroPride(EPOA) tha se një ndalim i tillë do të ishte i paligjshëm dhe u zotuan se ngjarja do të realizohej.

 “Ata që kundërshtojnë EuroPride në Beograd po përdorin tropika të vjetra të lodhura, pasaktësi dhe gënjeshtra për të diskredituar atë që është, në fakt, një festë e të drejtave të njeriut dhe barazisë,” kanë shkruar në njoftimin e tyre EPOA.

EPOA, falënderoj zyrën e Kombeve të Bashkuara në Serbi për mbështetjen e dhënë./Shqip.com