Lajme

Myslimanët festojnë Kurban Bajramin mes rritjes së çmimeve të ushqimeve

Falja e namazit te Kurban Bajramit

Gjatë ditës së djeshme, besimtarët myslimanë festuan Festën e Kurban Bajramit. Por jo kjo festë, e gjeti Kosovën me rritje të çmimit të produkteve esenciale.

Shumë myslimanë festojnë festën katër ditorë duke therur bagëtinë [kurbanin] dhe duke e shpërndarë mishin mes të afërmve, fqinjëve dhe të varfërve.

Por, derisa lufta e Rusisë në Ukrainë i ka bërë çmimet e ushqimeve të rriten në mbarë botën, shumë njerëz thanë se nuk mund të përballonin therjen e bagëtisë, ritualin fetar për Kurban Bajram.

Në Afganistan, normalisht ka një nxitim për blerje të kafshëve para festës së Kurban Bajramit. Por këtë vit, rritja globale e çmimeve të ushqimit dhe shkatërrimi ekonomik pas marrjes së pushtetit nga Talibanët e kanë bërë ritualin e therjes së kurbanit, të pamundshëm për shumë afganë, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kurban Bajrami, është një prej dy festave më të rëndësishme për myslimanët.

Sipas praktikave fetare, gjatë kësaj feste është e rekomandueshme që të vizitohen të afërmit.

Historia e kurbanit daton që nga profeti Ibrahim, i cili sipas doktrinës islame kishe pranuar ta sakrifikonte birin e tij profetin Ismail, për ta plotësuar një kërkesë të Zotit./Shqip.com