Kulturë

“Muzikë n’Teatër”, mbahet sonte në Teatrin Kombëtar

Artisti i njohur Shpat Deda, do të mbajë koncert sot në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar.

Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të teatrit.

“Shpat Deda vjen me një koncert unik bashkë me mjeshtrin e multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe muzikantin e producentin e njohur Tomor Kuçi me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor për herë të parë në Kosovë me turneun e tij ‘Muzikë n’Teatër’”, thuhet në njoftim.

Koncerti do të nis duke filluar në ora 20:00, te Pallati i Rinisë, (tashmë Amfiteatri i Teatrit).

/Shqip.com