Muzeu i Londrës do t’ia kthejë 72 artefakte Nigerisë
Publikuar:
(08.08.2022 17:50:44)

Një muze në Londër thotë se ka rënë dakord të kthejë në Nigeri artefaktet e grabitura në shekullin e XIX nga Mbretëria e Beninit.
Muzeu Horniman 72 artefakte do t’i transferohen qeverisë nigeriane.
Artikujt përfshijnë 12 pllaka bronzi, të njohura si Bronzët e Beninit, një gjel prej bronzi dhe një çelës për pallatin e mbretit, raporton BBC.
Kjo erdhi pas një kërkese të Komisionit Kombëtar të Nigerisë për Muzetë dhe Monumentet në janar.

Duke thënë se ishte “morale dhe e përshtatshme” kthimi i artefakteve.
Vitet e fundit, ka pasur presion të shtuar politik mbi qeveritë dhe muzetë evropiane për të dorëzuar artefaktet e grabitura.
Muzeu Britanik mban koleksionin më të madh në botë të bronzëve të Beninit.