Kulturë

Muzeu i Belgjikës i kthen familjes hebreje pikturën e grabitur nga nazistët

Një muze belg i artit i ka kthyer një pikturë familjes së çiftit hebre gjerman të cilit iu vodh pasi u larguan nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Muzeu i Arteve të Bukura i dorëzoi të enjten pikturën “Lule” një avokati që përfaqësonte familjen.

Ajo u pikturua nga Lovis Corinth dhe i përkiste Gustav dhe Emma Mayer përpara se të largoheshin nga shtëpia e tyre në Gjermaninë naziste në vitin 1938.

“Gjithsej familja po kërkon 30 vepra arti,” tha avokati Imke Gielen. “Kjo është e para që është identifikuar me të vërtetë sepse për fat të keq nuk kemi imazhe të pikturave të zhdukura.”

Piktura e një vazoje blu të mbushur me lule rozë është një nga 30 veprat e artit që familja Mayer po kërkon.

“Kjo është e para që është identifikuar, sepse, për fat të keq, ne nuk kemi imazhe të pikturave të zhdukura,” tha avokati i familjes Imke Gielen.

Pas luftës, autoritetet belge nuk arritën të përcaktonin pronarin e pikturës dhe ia besuan atë muzeut në vitin 1951, ku ajo është varur që atëherë.

Të enjten, muzeu hapi gjithashtu dy dhoma që përmbajnë dhe trajtojnë artin e grabitur nga nazistët dhe veprat e marra nga Belgjika gjatë periudhës së saj koloniale.

Drejtori i muzeut, Michel Draguet, tha se kishte qenë më e lehtë për të gjetur pronarët origjinalë të veprave të artit në rastin e familjeve hebreje që jetonin në Belgjikë, për shkak të arkivave dhe kontakteve.

“Këtu ishte e pamundur edhe të dihej nëse kjo vepër vjen nga Gjermania, nga një vend tjetër,” tha Draguet.