Lajme

Mustafi e njofton senatorin amerikan për shqetësimet e shqiptarëve të Luginës

Senatori Gary Peters dhe Ragmi Mustafi

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, është takuar me senatorin amerikan, Gary Peters, me të cilin kanë bashkëbiseduar për shqetësimet e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës.

Mustafi ka shkruar në Facebook se senatorin amerikan e ka njoftuar me disa nga problemet kryesore të shqiptarëve, sic është pabarazia, mungesa e sigurisë, nënpërfaqësimi e kështu me radhë.

“Siguria: Lugina është mes 48 minibazave ushtarake e të njësisë speciale Xhandarmëria” në vijën kufitare me Kosovën dhe Qendrës Humanitare Ruse në Nish. Që cenon sigurinë dhe mirëqenien e të gjithë banorëve posaçërisht në rrethanat e krijuara gjeopolitike

Të drejtat e njeriut dhe të pakicave: mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht të drejtat kolektive. Është thelbësore që të luftojmë për të drejtat e garantuara nga konventat ndërkombëtare për të siguruar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë”, ka shkruar Mustafi.

Po ashtu, Mustafi e ka ngritur edhe çështjen e reciprocitetit ndërmjet komunitetit serb në Kosovë dhe komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

/Shqip.com