Lajme

Mustafa reagon për dhunimin e 13-vjeçares në Janjevë, i quan qyqarë ata që e kryen aktin

Besian Mustafa, deputet i LDK-së
Besian Mustafa, deputet i LDK-së

Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas raportimeve se një 13-vjeçare në Janjevë është dhunuar seksualisht nga disa persona të dyshuar, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa i ka quajtur qyqar kryesit e këtij akti.

“Me e dhunu’ dhe keqtrajtu’ një vajzë 13 vjeçare nuk të bën burrë, por qyqan! Burrni është t’i arsimosh dhe emanciposh qikat tona dhe t’ju sigurosh mundësi dhe të drejta të barabarta në shkollë, punë, shoqëri, pronë, biznes, politikë, shkencë, art, sport… jetë! Bonu burrë, jo qyqan!”, ka shkruar ai.

Një 13-vjeçare dyshohet se ishte viktimë e abuzimit seksual nga shumë persona për kohë të gjatë, por edhe e keqtrajtimit dhe e neglizhencës nga familjarët, për më tepër edhe viktimë e incestit.

Për këtë rast, mediat kanë raportuar se Policia e Kosovës ka arrestuar një 51-vjeçar, ndërsa nuk dihet numri i personave që po dyshohen për rastin edhe pse ajo që dihet nga ekzaminimet mjekësore është se trupi i të miturës është “si të kishte kryer shumë lindje fëmijësh”./Shqip.com