Lajme

Mustafa pishman që emëroi Veliun ministër: Sot do ta kishim komunën e Podujevës të fituar

Isa Mustafa dhe Agim Veliu

Emërimin e Agim Veliut si ministër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka quajtur si hap të gabuar ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës-së, Isa Mustafa.

Mustafa ka thënë se është pishman që e emëroi Veliun ministër të MPB-së në vitin 2020 kur kishin lidhur koalicion me VV-në.

“Ndoshta nuk është dashtë që ta bëjmë atë. Nuk është dashtë. Sepse z. Veliu ka dhënë një kontribut të madh në Podujevë. I ka fituar zgjedhjet disa herë atje. Ka qenë nënkryetar i LDK-së. Është themelues i LDK-së. Tash ndaj z. Veliut për një periudhë të gjatë është zhvilluar një fushatë mjaft e egër ndaj tij siç është zhvilluar edhe ndaj meje”, tha Mustafa në KTV.

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu.

Ai deklaroi se komuna e Podujevës ende do i takonte LDK-së po të mos e bënte këtë veprim.

“Mirëpo, unë konsideroj që po që se nuk do të tërhiqej z. Veliu nga atje, ne do ta kishim edhe sot Komunën e Podujevës të fituar”, është shprehur Mustafa./Shqip.com