Mustafa: Me skema sociale nuk mbahen gjeneratat e tashme e as ato të ardhshme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Besian Mustafa, ka thënë në seancën e sotme se me skema sociale nuk mbahen gjeneratat e tashme e as ato të ardhshme.
Në fjalën e tij në kuvend, Mustafa tha se qeveria për çdo problem ekonomik e social, si zgjidhje i sheh skemat sociale.
“Fatkeqësisht një qeveri e majtë e cila sheh që për çdo problem ekonomik e social, skema sociale janë zgjidhje dhe nuk sheh zgjidhje tjetër. Skema sociale në mungesë të investime kapitale krijojnë një varësi në skema sociale edhe për gjeneratat e ardhshme. Me shpresë që inflacioni i tanishëm, mungesa e zhvillimit ekonomik e tanishme, do blejnë paqe sociale sivjet, qeveria ka vendosur që paqen sociale sot ta blejë me skema sociale në mungesë të investimeve kapitale dhe kjo do të rezultojë varfri ekonomike në gjeneratat e ardhshme”, tha Mustafa.
Mustafa tha se vetëm 11 për qind e projekteve kapitale janë realizuar.
“Fatkeqësisht në këtë kohë krize ekonomike me një inflacion të papërballueshëm për qytetarët, tanimë që kemi pranuar raportin financiar të buxhetit në nivel vendi, për gjashtë mujorin e para rezulton që vetëm 11 për qind e projekteve kapitale janë realizuar për këtë gjashtë mujor. Logjikisht është e pamundur të realizohet më shumë deri në fund të këtij viti”, tha Mustafa
Tutje, Mustafa tha se shpreson që Qeveria ta marrë thirrjen e fundit që të përshpejtohet ritmi i investimeve kapitale.
Qeveria ka ndarë nga 100 euro për punëtorët në sektorin publik dhe privat si dhe për studentët.
Theksojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka prezantuar masën e re “Qeveria për Familjet”.

Lexo edhe:
Kurti prezanton skemën e re: Një i punësuar në çdo familje me subvencionim page deri në 300 euro
Ai ka bërë se që nga e hëna, në kuadër të masave të punësimit synojnë të garantojnë që çdo familje në vend të ketë së paku një të punësuar.
Kurti tha se në bazë të kësaj skemë qeveria do të subvencionojë deri në 70 për qind të pagës bruto të punëtorit, ku maksimumi do të jetë 300 euro për gjashtë muaj.
Lexo edhe:
Murati tregon se si mund të aplikoni për të përfituar nga 300 euro për gjashtë muaj nga Qeveria
Në anën tjetër, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se kushti kryesor për të përfituar nga kjo skemë është që punëkërkuesi të mos e ketë të punësuar asnjë anëtar të familjes./Shqip.com